Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, në stërvitjen e fundit që ekipi e ka zhvilluar sot është shfaqur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, por që nesër do të jetë në lojë.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
“Rashica ka qenë i diferencuar në stërvitje nga pjesa tjetër e ekpit, por nesër do të jetë në lojë”, është shprehur Shala, njofton klankosova.tv
Kujtojmë se nesër Kosova do të luajë miqësoren e parë kundër San Marinos në prag të ndeshjeve kualifikues për Euro 2020.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.