Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka vizituar qytetin e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungun me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në Ulqin.
Në kuadër të kësaj vizite në Ulqin, ministri Shala dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i dhuruan Bibliotekës së Ulqinit afro 800 libra, të cilat kapin një vlerë prej rreth 6 mijë eurosh.
Siç njofton Ministria, në këtë takim, Shala dhe kryetari Cungu u shprehën se intensifikim i këtij bashkëpunimi është në dobi të kulturës shqiptare dhe veçmas në funksion të ndihmës për shqiptarët në këtë vend.
Ministri Shala drejtuesve të Komunës së Ulqinit iu premtoi përkrahje konkrete në fushën e kulturës, duke u shprehur se komunikimi kulturor është tejet i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.