Kandidatja shqiptare për deputete në Parlamentin e Sllovenisë, Ganimet Shala, është ndarë e kënaqur, pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë një ulëse.
“Unë me rezultatin tim jam tejet e kënaqur, duke pasur parasysh që kam garuar në një vend tjetër ku unë jetoj”, ka thënë Shala për Info Magazine të Klan Kosovës.
“Domethënë unë jetoj në Lubjanë, mirëpo kam kandiduar në një vend në periferi të Lubjanës, kështu që, siç thashë edhe më herët, jam e kënaqur me rezultatin e arritur”.
“Sa i përket ngjarjes [raportimit për rastin Berishaj-Golob], për të cilën ju më bëni pyetje, besoj që duke e pasur parasysh rezultatin e arritur, nuk ka ndikuar në zgjedhje, pasi që partia rivale, partia që fitoi, Lëvizja për Liri, ka diku 35 për qind të votave. Ishte edhe një pjesëmarrje shumë e madhe”.
Shala thotë që nuk ka kompetenca e as fakte që të flasë për rastin e shumëpërfolur të ambasadorit Martin Berishaj dhe politikanit slloven Robert Golob, porse ka thënë që ky raportim nuk duket të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
“Unë e kam thënë edhe më herët që nuk kam fakte, nuk kemi fakte, në përgjithësi në Slloveni ky lajm është për bërë publik, nëse nuk gaboj, të enjten në mbrëmje, dhe të nesërmen ka shkruar diçka më pas, nuk është përmendur asnjëherë”.
“Kështu që, siç e kam thënë, këto gjëra ndodhin gjithandej gjatë fushatave zgjedhore, si dhe çfarë ka ndodhur këtu, unë nuk kam kompetenca të flas për këtë çështje sepse nuk kam fakte dhe nuk jam në dijeni”.
https://www.youtube.com/watch?v=jwW6HbdVDTE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.