Ish-basketbollisti Arianit Shala ka thënë që detajet do ta vendosin kampionin e Kosovës në basketboll në ndeshjen e pestë dhe të fundit.
Trepça dhe Peja ndeshen sot në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
“Do të ishte mirë që tifozët mysafirë të ishin nëpër ndeshje”, ka thënë Shala në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ai ekip që është më i koncentruar, dhe më i përqendruar do të dalë fitues”.
Sipas Shalës, përparësi e Trepçës do të jetë ajo e terrenit vendës.
“Sigurisht, Trepça e ka përparësinë që luan para publikut të saj. Trepça do ta ketë përkrahjen e tre mijë tifozëve të saj, ndërsa Peja nuk do ta ketë”.
“Do të ishte mirë që edhe Peja t’i kishte tifozët e vet në këtë takim”.
https://www.youtube.com/watch?v=J8dFVaPBd14
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.