Komentatori shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka thënë se ndeshja e nesërme ndaj Serbisë nuk do të jetë ndeshje e zakonshme, por do të jetë nga ato ndeshjet që duhet me domosdo të fitohet.
Shakohoxha tha se nuk prite ndonjë incident në “Arenën Kombëtare”, pasi tha se shqiptarët janë njerëz të festës dhe mikpritjes, e jo njerëz incidentesh.
“Nuk e shohim ne futbollin si ndeshje lufte, e shohim si sport dhe nuk besoj se do të ketë asnjë lloj incidenti. Këto janë ato ndeshjet që trajnerët nuk kanë nevojë t’i karikojnë shumë lojtarët. Uroj që nesër në mbrëmje të kemi kaq shumë fishekzjarre”, tha Shakohoxha në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai foli edhe për atmosferën, ku tha se nuk do të jetë njësoj pa “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nuk do të jenë prezent për herë të parë pas 21 vitesh.
“Aq sa do ta prisja atmosferën me ‘Tifozat Kuq e Zi’, nuk besoj se do të jetë. Do të iu mungojë të gjithëve kjo pjesa e ‘Tifozave Kuq e Zi’, të cilët janë zemra e futbollit shqiptar. Pas 21 vitesh do ta shoh stadiumin pa ‘Tifozat Kuq e Zi’”.
“Shpresoj që të ndodhë ajo që e kam thënë që prej momentit që dalin lojtarët në fushë të fillojë kënga “Mora fjalë”, e po të fillojë ajo këngë do të jetë gjëja më e bukur”, tha Shakohoxha, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai kujtoi edhe korin e kënduar në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014 nga serbët, të cilët bënin thirrje që t’i vrasin shqiptarët, por tha se maksimumi që shqiptarët do t’u thonë serbëve nesër është që “t’i respektojmë motrat”.
“Kur shkuam në stadium në Serbi, dëgjohej kori vetëm një gjë ‘ubi, ubi shqiptarët’, që do të thotë ‘vritni shqiptarët’. Këtu në stadiumin tonë, maksimumin që do t’iu themi serbëve që t’i respektojmë motrat e serbëve”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=JoQuer5zEEY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.