Ditën e djeshme, në kuadër të xhiros së 26-të të Premierligës, Liverpooli siguroi fitoren vendimtare 2-0 si mysafir ndaj Manchester Cityt, duke e rritur epërsinë ndaj Arsenalit në 11 pikë në garën për titull.
Ylli i ndeshjes sërish ishte Mohammed Salah, i cili shënoi gol dhe asistoi për Dominik Szoboszlai.
Sulmuesi egjiptian po kalon një sezon përcaktues të karrierës, përderisa edhe numrat nga Opta dhe Squawka dëshmojnë madhështinë e tij, shkruan Klankosova.tv
Gjatë këtij sezoni, Salah ka shënuar dhe asistuar në të njëjtën ndesje 11 herë këtë sezon.
Ai aistoi 16 herë në një sezon të vetëm në Premier League, një rekord i ri për Liverpool.
Salah është lojtari i parë në historinë e Premier League që arrin 40+ gola në dy sezone të ndryshme (2017/18 - 42, 2024/25 - 41).
Derisa, ai është lojtari i parë në pesë ligat më të mira të Evropës që arrin 50 gola (30 gola, 21 asistime) në sezonin 2024/25 në të gjitha garat.
Poashtu, Salah është lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet e një sezoni kundër kampionëve në fuqi.
Ndërkaq, Salah ka shënuar (9) dhe ka asistuar (6) më shumë kundër skuadrave të Pep Guardiolës se çdo lojtar tjetër në historinë e ligës.
Nuk është çudi që ylli i Liverpool-it konsiderohet si futbollisti më i mirë në Evropë dhe pretendenti kryesor për Topin e Artë të vitit 2025, siç po raportohet së fundi.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.