Pas katër muajve pauzë, emocionet nga liga më e fortë rajonale, ABA Liga rikthehet edhe njëherë tjetër në platformën Artmotion.
14 skuadra do të garojnë për titullin prestigjioz, teksa fituesi do ta ketë biletën e sigurtë që të kualifikohet në ligën më prestigjioze evropiane, Euroleague.
18:00 Mornari - Cibona ART SPORT 1
Në ndeshjen hapëse në ABA Ligë të sezonit 2021-2022, Mornari do të jetë nikoqire e skuadrës së Cibonës nga Kroacia. Në Tivar të Malit të Zi, djelmoshat e trajnerit Mihailo Pavicevic do kërkojnë fitoren e parë pas shumë ndryshimeve në përbërje duke larguar lojtarët cilësorë si Jacob Pullen, Derek Needham e Kenny Gabriel.
Teksa, kroatët e Cibonas, që janë dy herë kampion të Euroligës dhe një herë fitues të ABA Ligë kanë përforcuar skuadrën me shumë emra si Jose Vildoza, Nathan Reuvers e Amar Gegic do të kërkojnë fitoren e parë si mysafire për të treguar se janë një ndër pretendetët kryesor për titull kampion. Në komentim: Ulpiana Emra.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.