Golden State Warriors vazhdon të shkruajë historinë në këtë sezon fantastik.
Në Oracle Arena ligjin e bëjnë ata.
Kampionët në fuqi të NBA-së, siguruan fitoren numër 60-të në këtë sezon duke arritur këtë shifër në më pak ndeshje se çdo skuadër tjetër në historinë e këtij sporti, ndërkohë që falë suksesit me rezultatin 125-107 ndaj New Orleans Pelicans, Warriors i çuan në plot 49 fitoret radhazi në shtëpinë e tyre gjatë sezonit të rregullt.
Më i miri mbi parket për Golden State-in, ishte i përhershmi Stephen Curry me 27 pikë 5 asiste dhe 5 kërcime. Te New Orleans Anthony Davis u mundua të bënte diçka por 22 pikë dhe 12 kërcime të realizuara nga ai nuk i mjaftuan skuadrës nga Louisianna.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.