Real Madridi dhe Atletico Madridi janë të vetmet dy skuadra spanjolle që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Nëse të dyja skuadrat arrijnë në fazat finale të garës, çerekfinalet janë planifikuar të luhen më 4-5 korrik.
Në anën tjetër, liga elitare spanjolle, LA LIGA fillon më 16-17 gusht.
Kjo do të nënkuptonte shumë më pak pushim për dy skuadrat madrilene nëse ato shkojnë edhe më thellë në garë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.