Real Mallorca e Vedat Muriqit sonte është mysafire e Sevillës në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të La Ligës.
Loja emetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, nga ora 21:00.
Të Kuqtë hyjnë me frymëzimin e marrë nga fitorja 3:1 ndaj Las Palmasit javën e shkuar, e njashtu edhe andaluzianët pasi dërrmuan Valladollidin 0:4 në javën që kaloi.
Mallorca ka incentivë shtesë për të ndjekur fitoren në këtë takim pasi kërkon një vend në garat evropiane.
Ndeshja e parë mes tyre në këtë kampionat kishte zhgënjyer shikuesit pasi klubet qenë ndarë në paqe, 0:0.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.