Sulmuesi i RB Leipzig, Benjamin Sesko, ka arritur marrëveshje të plotë personale me Manchester Unitedin.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, kontrata e tij te “Djajtë e Kuq” do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.
Sesko dëshiron të bashkohet me Unitedin, ndërkaq thuhet se ai nuk ka dhënë shenja të ngjashme për asnjë klub tjetër.
Bisedat klub më klub po vazhdojnë teksa pala gjermane po kërkon pagesë më të madhe për të përmbyllur marrëveshjen me Seskon.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.