Vokalisti i System Of A Down, Serj Tankian, ka zbuluar që bendi i tij kishte filluar të kërkojë këngëtar të ri që nga viti 2018, pasi ai kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga bendi.
Në një pjesë të memoarin të tij të ri, Down With the System: A Memory (Of Sorts), Tankiani e ka shprehur mosdëshirën e tij për të shkuar në turne, e që e kishte çuar te vendimi që bendi të ecën tutje pa të, në mënyrë që të vazhdonin së jetuari ëndrrën.
“Shihni djema, kam qenë shumë i qartë që nuk jam më i interesuar që të shkoj në turne, edhe shkaku i shpinës, edhe shkaku që nuk është më diçka brenda vizionit tim”, u kishte thënë ai anëtarëve të bendit më 2018.
“Mendoj që ju, djema, duhet ta gjeni një këngëtar të ri”, u kishte thënë ai.
Edhe pse bendi e kishte hedhur poshtë këtë mundësi, Tankiani ka zbuluar që muaj më pas ata veç se kishin filluar ta kërkonin zëvendësimin e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.