Seriali argëtues shqiptar, shumë i dashur për ju, ''O sa mirë'', rikthehet në ekranin televiziv të Klan Kosova për sezonin e radhës.
Ky serial i cili me artistët shqiptarë ka rezultuar tejet i suksesshëm, rikthehet më 23 tetor.
''O Sa Mirë'' sjell aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni teksa edhe këtë sezon sigurisht nuk do të mungojnë dhe mysafirët e ndryshëm të ftuar si personazhe ekrani.
Humoret, batutat e të gjitha që kanë të bëjnë me serialin që shkrin së qeshuri të gjithë nga trevat shqiptare, mund t'i ndiqni nga hëna e javës së ardhshme duke filluar nga ora 21.00, në Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.