Palestra “Minatori” do të jetë nikoqire e serisë së gjashtë të finales mes Trepçës dhe Bashkimit.
Atmosfera në “Minatori” është e zjarrtë, ku një orë përpara fillimit të ndeshjes, tifozët i kanë mbushur tribunat, njofton Klankosova.tv.
Nëse Trepça arrin triumfin në “Minatori”, do të shpallet kampione, pasi aktualisht udhëheq serinë 3:2 të finaleve, ndërsa nëse Bashkimi fiton sonte, do të luhet seria e fundit e finaleve.
Ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, nga ora 19:00.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.