Përfaqësuesja serbe në basketboll ka mposhtur edhe Islandën, në ndeshjen e tretë të saj në EuroBasket, me rezutat 93 - 64.
Islandezët nuk ishin kundërshtarë të denjë për të përzgjedhurit e Aleksandar Djordjeviqit të cilët mbajtën kontrollin e ndeshjes gjithë kohën.
Nedoviq ishte lojtari më i dalluar i Serbëve me 15 pikë dhe tre topa të vjedhur, ndërsa tek islandezët Gunnarsson shënoi 18 pikë.
Ndeshja tjetër e përfaqësuese serbe do të jetë ndaj Turqisë, të mërkurën, ndërsa përballet me Spanjën.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.