Finlanda ka kaluar në çerekfinale të Eurobasketit pas një fitore të madhe ndaj Serbisë dhe Nikola Jokiqit me rezultat 83:90.
Ylli i NBA-së, Lauri Markkanen, udhëhoqi finlandezët drejt fitores me 28 pikë.
Tre herë MVP-ja i NBA-së, Jokiq, pati më së shumti pikë në këtë takim, 30 sosh, por që nuk i mjaftuan kombëtares së tij.
Fituesit e këtij takimi në çerekfinale kanë punë me atë midis Francës dhe Gjeorgjisë.
Edon Maxhuni, i cili luan te finlandezët, pati impakt solid nga banka, duke regjistruar tri kërcime e dy asistime.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.