Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se vendi i tij nuk heq dorë nga lobimi aktiv kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Sipas tij, deklaratat e Prishtinës nëse duhet të aplikojnë sërish për anëtarësim në këtë organizatë policore janë një "histori politike" dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e Serbisë për këtë temë, transmeton Klan Kosova.
Stefanoviq është shfaqur i bindur se "Kosova do të luftojë për t'u bërë anëtare e Interpolit deri në fund, por që Serbia, me mbështetjen e partnerëve të saj, do të jetë në gjendje ta parandalojë atë".
Asambleja e Përgjithshme e Intepolit do të mbahet në Kili në muajin tetor, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.