Mjaftë interesante ka qenë të shtunën gara kualifikuese për pozitat startuese në Formula 1 në shtegun Sochi në Rusi.
Aty për herë të parë në karrierë Pole Position ka fituar piloti britanik Lando Norris me ekipin McLaren.
Nga pozita e dytë të dielën do të startoj piloti spanjoll i Ferrarit Carlos Sainz.
Ndërsa befasia tjetër ishte pozita e tretë të cilën e mori britaniku George Russell me Williams.
Kampioni aktual i botës Lewis Hamilton pas shumë telasheve nuk arriti më shumë se pozita e 4-të.
Gara për shpërblimin e madh të Rusisë zhvillohet të dielën në ora 14:00 dhe transmetohet në platformën Artmotion.

●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.