Senatori amerikan Cory Booker ka thyer rekordin për fjalimin më të gjatë të mbajtur ndonjëherë në Senat.
Fjalimi maratonë i demokratit nga New Jersey, një protestë simbolike kundër Presidentit Donald Trump, përfundoi pas 25 orësh e katër minutash, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse nuk ishte një filibuster - një fjalim i krijuar për të penguar miratimin e një projektligji - ai pengoi punën legjislative në Senatin e kontrolluar nga republikanët. Rregullat për fjalime të tilla kërkojnë që folësi të qëndrojë në këmbë dhe të heqë dorë nga pushimet në banjë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga senatori republikan Strom Thurmond, i cili foli për 24 orë e 18 minuta kundër Aktit të të Drejtave Civile në 1957.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.