13.08.2018 · përditësuar para 2888 dite1 min lexim
Mbretëreshës së muzikës soul, afër po i qëndrojnë familjarët dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit.
Për gjendjen e saj ka folur një i afërm me emrin Roger Freeman, i cili ka thënë se familja po kërkon privatësi dhe po lutet për përmirësimin e shëndetit të divës.
Familja e Franklin, nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e saj.
76 vjeçarja përformancen e fundit e pati në Nëntor të vitit të kaluar, për fondacion e Elton John për HIV AIDS.
Që nga viti 2010 u raportua për diagnostifikimin e saj me kancer, por ajo vazhdimisht e ka mohuar këtë.
https://youtu.be/GwT_BDb-5QM
https://www.youtube.com/watch?v=KtBbyglq37E
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.