Linja prestigjioze dhe luksoze e prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve, Dolce & Gabbana, ka realizuar për një koleksion mjaft të veçantë.
Stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë krijuar linjën e re të veshjeve me “hixhab”, mbulesën e veshjes sipas fesë Islame, duke synuar tregjet e luksit në Lindjen e Mesme, transmeton Klan Kosova.
Koleksioni është tashmë në shitje në disa prej dyqaneve të vendeve të Lindjes së Mesme, ku vetëm gjatë 2013-ës blerësit myslimanë shpenzuan plot 200 miliardë dollarë për veshje.
Ky koleksioni i veçantë do jetë në shitje edhe në dyqane të Parisit, Milanos, Londrës dhe Munihut.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.