Lajmet e fundit

Luis Campos, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, është njeriu prapa transformimit të madh të klubit parisien.
Pas një karriere të pasuksesshme si trajner në Portugali, ku dështoi me tri ekipe të ndryshme, Campos hoqi dorë nga pankina dhe themeloi një kompani taktike që e afroi me José Mourinhon.
Më pas, ai punoi si analist dhe zbulues talentësh te Real Madridi, duke u bërë i njohur për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj detajeve.
Në vitin 2013, Campos mori detyrën e drejtorit sportiv te Monaco, ku ndërtoi një prej skuadrave më të suksesshme në historinë e klubit.
Ai solli emra si James Rodríguez, Radamel Falcao, Kylian Mbappé, Bernardo Silva, Fabinho, Anthony Martial dhe Tiemoué Bakayoko – shumicën me çmime të ulëta, përpara se të shiteshin me fitime marramendëse. Nën drejtimin e tij, Monaco thyen dominimin e PSG-së, duke fituar titullin në Francë dhe arritur në gjysmëfinale të Champions League në vitin 2017.
Pas suksesit me Monacon, Campos u transferua te Lille, ku përsëriti magjinë e tij. Ai solli lojtarë si Nicolas Pépé, Victor Osimhen, Rafael Leão, Renato Sanches dhe Zeki Çelik, duke ndërtuar një skuadër që fitoi titullin në vitin 2021 dhe gjeneroi qindra miliona euro fitim nga shitja e lojtarëve.
Tani te PSG, Campos ka sjellë një qasje të re larg emrave “galaktikë”, duke ndërtuar skuadër me talentë si Vitinha, Nuno Mendes, João Neves, Fabián Ruiz, Pacho, Kvaratskhelia dhe Désiré Doué.
Në bashkëpunim me trajnerin Luis Enrique, ai udhëhoqi klubin drejt sezonit më të suksesshëm në historinë e tij: fitimin e tripletës – kampionatin francez, Kupën e Francës dhe UEFA Champions League.