Në 80 vjetorin e lindjes së Bob Dylan, BBC ka sjellë në vëmendje detaje të reja nga jeta e tij.
Emri i tij vërtetë është është Robert Allen Zimmerman dhe lindi në një familje hebreje në Duluth.
Ikona e muzikës ka shitur më shumë se 125 milionë kopje albumi në gjithë botën, por pavarësisht suksesit dhe impaktit asnjë këngë e tij nuk ka qenë në top list në Britani apo Amerikë.
Rezident në Malibu, Dylan ka 17 shtëpi në gjithë botën, një prej tyre në Skoci. Puna e vetme e zakonshme që ai ka bërë në jetë mbetet ajo se pastrues tryezash në një restorant, kur ishte gjimnazist. Në një jetë tjetër ai do kishte dashur të ishte ushtar dhe të vdiste në fushëbetejë.
Pasi performoi për disa kohë me emrin Elston Gunn ai vendosi të merrte emrin Bob Dylan në nder të poetit anglez Dylan Thomas.
Dylan në nisje të karrierës së tij gënjeu mediat duke u thënë se ishte jetim, nga New Mexico, shkruan tvklan. Ai u martua në fshehtësi me modelen Sara Loënds në 1965-ën dhe sollën 4 fëmijë në jetë. Në 1966-ën ai aksidentua teksa shëtiste me motor. Kjo ishte faza që u tërhoq nga muzika dhe nisi të pikturonte dhe të lexonte Biblën ndërsa albumi “Blood on the Tracks” trajtonte temën e ndarjes nga Sara.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.