Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shkaktuar reagime të shumta pasi u shfaq me një kryq në ballë gjatë një interviste për Fox News, ku diskutoi zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e presidentit Trump në Kongres.
Paraqitja e tij ka ngjallur diskutime të forta nëse kjo është një mesazh që mund të nxisë një përshkallëzim të tensioneve fetare, duke përmendur edhe deklaratat e fundit të Trumpit, i cili i bëri një ultimatum Hamasit për të liruar të gjitha pengjet, ose do të përballen me pasojat.
Ky ultimatum është hera e tretë që Trump i drejton një kërcënim të tillë Hamasit, tregon gazetari, Enis Reçica, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: