Një shtetas rus është arrestuar në Tajlandë pasi autoritetet doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Phuketit zbuluan më shumë se 17 kilogramë kanabis të fshehura në valixhet e tij.
Sipas The Independent, i arrestuari është identifikuar si Sergei Chalabari, 30 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Ai u ndalua të mërkurën, pak çaste përpara se të hipte në një fluturim me destinacion Kazakistanin.
Gjatë kontrollit rutinë të bagazheve, zyrtarët doganorë vunë re parregullsi në valixhet e tij dhe vendosën t’i nënshtrojnë ato një kontrolli të detajuar.
Pas hapjes së bagazheve, u zbuluan mbi 17 kilogramë kanabis, të paketuara dhe të fshehura me kujdes për të shmangur zbulimin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.