Lajmet e fundit

Shefja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yael Braun-Pivet ka pezulluar një seancë të dhomës së ulët të parlamentit pasi Sebastien Delogu, deputet i partisë La France Insoumis (LFI), valëviti një flamur palestinez për të tërhequr vëmendjen ndaj luftës izraelite në Gaza.
"Kjo nuk është e tolerueshme," tha Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën.
"Ne do të vazhdojmë të mbajmë zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës", tha partia LFI më vonë në X, ku postoi videon e incidentit.
Valvajtja e flamurit u zhvillua ndërsa ministri i ri i tregtisë, Franck Riester, po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me luftën në Gaza, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv.