Lifetime është duke punuar në një film kinematografik lidhur me Princin Harry dhe aktoren amerikane Meghan Markle.
“Harry & Meghan: A Royal Romance” do të tregojë historinë e dashurisë së tyre, dhe “trazirat” që shkaktoi nëpër media.
Kjo kompani ka marrë aktoren Parisa Fitz-Henley, e njohur më së shumti për rolin saj tek Marvel “Jessica Jones”, për të portretizuar Meghan. Ndërsa aktori i serialit britanik “Loch”, Murray Fraser, do të ketë rolin e Princit Harry.
Filmi do të realizohet me regji të Menhaj Huda, i cili paraprakisht kishte punuar në një episodë të serialit “The Royals”.
Ende nuk ka datë zyrtare të publikimit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.