Kanë filluar përgatitjet për shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit “God Bless America”, ("Zoti e bekoftë Amerikën") me tekst dhe regji nga Fatos Berisha.
Shfaqja është një parabolë dramatike që flet për katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste, duke takuar njerëzit e margjinave të shoqërisë moderne bashkëkohore, të cilëve tentojnë t’u shesin Biblën përmes ‘ëndrrës Amerikane’.
Drama është inspiruar nga dokumentari “Salesman’” i viteve ’60, transmeton Klan Kosova.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.