01.03.2018 · përditësuar para 3054 dite1 min lexim
"Paramount Network" ka paralajmëruar se së shpejti do të shfaqë dokumentarin për jetën dhe veprën e Paul Walker, transmeton Klan Kosova.
Producenti i dokumentarit, Derik Murray, ka bërë të ditur se filmi i cili flet për Walker, do të quhet "I Am Paul Walker".
Jeta shumë e shkurtër e tij do të kronikohet në një dokumentar të ri.
“I Am Paul Walker" do të ketë gjithashtu intervista të shokëve dhe kolegëve të aktorit që e njihnin shumë mirë.
Filmi do të eksplorojë karrierën e në aktrim të Walker dhe gjithashtu ndër të tjera do të shfaqë pasionin e tij për oqeanet dhe jetën detare, si edhe punën e tij për të ndihmuar Haiti pas tërmetit shkatërrues.
https://www.youtube.com/watch?v=lhd462Jm8_M
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.