Së paku 26 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarreve masive që përfshinë disa pjesë të Koresë së Jugut.
E Ambasada e Kosovës në Japoni ka shprehur ngushëllimet më të thella për Qeverinë dhe popullin e Republikës së Koresë së Jugut, pas tragjedisë që ka prekur këtë vend.
Në një mesazh të publikuar në faqen e saj zyrtare, Ambasada ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e popullit të Kosovës për familjet e viktimave dhe të lënduarit.
“Republika e Kosovës qëndron pranë Republikës së Koresë së Jugut në këtë moment të dhimbshëm”.
Sipas autoriteteve koreane, shumica e viktimave janë persona të moshës 60-70 vjeçare, ndërsa 26 persona të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 12 janë në gjendje kritike. Po ashtu, më shumë se 23,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.