Lajmet e fundit

Në kohën e “bumit” teknologjik, imazhet editohen e manipulohen sipas dëshirës e nevojës. Për tu bërë më interesante e për tu dukur më të veçanta, programet e ndryshme për përpunimin e fotografisë, ia kanë humbur paksa vërtetësinë fotografisë origjinale.
Por prapë se prapë, as photoshop s’mund të mahnitë botën më shumë se sa natyra e cila na rrethon.
Fotografë të ndryshëm nëpër botë, kanë arritur të shkrepin me kamerat e tyre momente të jashtëzakonshme, që nuk kanë nevojë për ndërhyrje.