Lajmet e fundit

Dy ish-bashkëlojtarët te Polonia, Wociech Sczcesny dhe Robert Lewandowski tani do të luajnë së bashku për Barcelonën.
Madje ky i pari ka thënë që ka qenë qendërsulmuesi ai që e ka luajtur një rol të madh për ta bindur atë të dalë nga pensionimi.
Javën e kaluar, ish-portieri i Juventusit iu bashkua klubit katalunas pas lëndimit të rëndë të portierit të parë të tyre, Marc Ander ter Stegen.
“Roberti luajti rol të madh. Ai ishte personi i parë që e pati këtë ide që të më bindë”, ka thënë veteran polak.