Një nga shenjëlënësit në historinë muzikore, Scott Walker, u shua sot në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas një mori artistësh që krijuan muzikë me frymën e tij.
I lindur në Amerikë nga nëna kanadeze dhe babai britanik, ai fillimisht e nisi karrierën që në fëmijëri si aktor për t'iu përkushtuar më vonë muzikës në të cilën rrugë nga një yll adoleshent u shpalos si i veçantë, i dallueshëm dhe jokonvencional.
Pas takimit me kitaristin John Walker, ata e themeluan "The Walker Brothers" më 1964, duke u zgjeruar më vonë në një trio bashkë me bateristin Gary Leeds, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Q11ium_-Lv8
"Pretty Girls Everywhere", "Love Her", "Make It Easy on Yourself" dhe "The Sun Ain't Gonna Shine Any More" ishin këngët më të njohura të tyre - dy të fundit hite në Britani të Madhe.
Ai ishte pjesë e këtij bendi për katër vjet, për ta nisur më pas karrierën solo nga 1967 e tutje, duke sjellë 14 albume, 1 EP dhe 15 këngë
single.
Albumi i tij i dytë, "Scott 2" madje kishte zënë vendin e parë në toplistën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në të ishin këngët e mirënjohura si "Jackie", "The Girl from the Street" dhe "Next", ndërkaq në përgjithësi, këngët si "Joanna", "Lights of Cincinnati", "I Still See You", "The Me I Never Knew" dhe "Delta Dawn", ishin ato që e sollën në syrin e publikut të gjerë.
Edhe produksioni i tij muzikor, 4AD, në komunikatën e lëshuar pas vdekjes së tij, e cilësoi si "njërin nga inovatorët më të admirueshëm në tehun më të mprehtë të muzikës kreative".
Fjalë të mëdha për të pati, mes shumë artistësh, edhe Thom Yorke i
Radiohead, i cili e cilësoi si ndikim të madh në bendin dhe në vetë atë, dhe si dikush nga i cili mësoi ta përdorte zërin dhe fjalët e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=bZTS9H-l5qQ
https://www.youtube.com/watch?v=eKtZf62BQzM