Scooter Braun ka njoftuar tërheqjen e tij nga menaxhimi i artistëve pas më shumë se 23 vjetësh.
42-vjeçaru tha se po tërhiqet për t’u fokusuar në rolin e tij si baba, si dhe shef ekzekutiv i kompanisë, Hybe America, transmeton Klankosova.tv.
Vitin e kaluar, u raportua se një numër i klientëve të profilit të lartë të Braun, duke përfshirë Ariana Grande dhe Justin Bieber, po ndaheshin me menaxherin.
Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Braun tha se ai tani është "baba, së dyti drejtor dhe jo më menaxher”.
Braun i lindur në Nju Jork është një nga menaxherët më të suksesshëm të muzikës në botë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.