Lajmet e fundit në lidhje me shëndetin e ish kampionit botëror të Formula 1, Michael Schumacher nuk janë edhe të mira.
Kështu bëhet e ditur sipas ish shefit të tij Luca di Montezemolo, i cili deklarimet i bëri gjatë së enjtës, transmeton Klan Kosova.
''Gjermani është ende duke marr trajtim intensiv, në shtëpinë e tij në Zvicër, pas lëndimeve të rënda në kokë të cilat i pësoi në një aksident skijimi në Francë, ai gjendet ende larg nga syri i publikut''.
‘’Unë kam një lajm dhe për fat të keq jo të mirë’’, tha Montezemolo gazetarëve duke mos iu dhënë detaje të mëtutjeshme.
Ai gjithashtu shtoi se jeta është e çuditshme dhe se Schumacher ishte një shofer fantastik vetëm me një aksident me Ferrari në vitin 1999, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.