Lajmet e fundit

Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen do ta takojnë Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, para nisjes së samitit të krerëve evropianë.
Kancelari gjerman, presidenti francez dhe presidentja e Komisionit Evropian do të provojnë që në Bruksel ta bindin hungarezin që të mos përdorë veto për nisjen e bisedimeve për pranimin e Ukrainës në bllokun evropian, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv.
Orban ka kërcënuar gjithashtu me bllokimin e 43 miliardë funtave, ndihmë që BE do t’ia bëjë Ukrainës.
Përmes një rezolute të Parlamentit Evropian, eurodeputetët kanë shprehur keqardhje për qasjen e Orban si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Ukrainës.