Emri i saj është Scarlett, por kësaj radhe ajo është kurorëzuar me një titull tjetër në botën e kinematografisë.
Aktorja 31 vjeçare, Scarlett Johansson, e cila ka rrëmbyer një numër çmimesh duke thyer madje edhe rekorde për arritjen në botën e filmit, kësaj radhe ka befasuar, njofton Klan Kosova.
Tani ylli i botës klasike, e njohur për filmat Lost in Translation, Under the Skin dhe The Abemgers, është kurorëzuar me titullin mbretëresha e arkës, njofton Klan Kosova.
Diçka të tillë ngase aktorja Scarlett, është cilësuar si aktorja më me fitim e të gjitha kohërave për filmat që ajo ka luajtur.
Sipas raportimeve aktorja Johansson, ka bërë historinë sepse filmat e saj arrijnë vlerën e më shumë se 3.3 miliardë dollarë amerikanë, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.