Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, kishte thënë se Savinho është i lënduar dhe nuk mund të luajë sot kundër Wolves-it në javën e parë të Premier Ligës.
Mirëpo, braziliani në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi nga palestra, e që ngjall dyshime nëse vërtet lëndimi është arsyeja.
Ish-lojtari i Girona-s është përfolur për një largim nga Qytetarët, ndonëse Guardiola ka pohuar se shpreson që ai të mbetet.
Tottenham Hotspurs është klubi që është lidhur më së shumti me emrin e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.