Liga elitare e basketbollit evropian, EuroLeague, ka zyrtarizuar çmimin e lojtarit më të vlefshëm (MVP) për sezonin 2025-2026, duke kurorëzuar yllin e Olympiacos, Sasha Vezenkov.
Basketbollisti Bullgar vazhdon dominimin e tij në skenën evropiane, duke u bërë lojtari i parë që fiton çmimin MVP dy herë, që prej Anthony Parker në sezonet 2005-06. Ky sukses konfirmon rolin e tij si një nga figurat më të rëndësishme të basketbollit në Evropë.
Vezenkov ishte vendimtar për ecurinë e shkëlqyer të Olympiacos si lider gjatë sezonit të rregullt, duke udhëhequr ekipin me paraqitje të qëndrueshme dhe statistika mbresëlënëse në pikë, kërcime dhe efikasitet.
Ky çmim jo vetëm që vulos sezonin e tij fantastik, por edhe forcon trashëgiminë e Vezenkov në historinë e EuroLeague, duke e vendosur atë në mesin e emrave më të mëdhenj të këtij turneu.
Performancat e Vezenkov dhe fazën e playoffit të ligës elitare të basketbollit Evropian, Euroleagues, mund ta ndiqni në Artmotion përmes kanaleve Sport. /klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.