Çështja që lidhet me zhvillimin e ndeshjes Milan-Como në Australi ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt i shumë opinioneve të ndryshme.
Pas fjalëve të Rabiot, i cili e kishte quajtur gjithë këtë “çmenduri”, kishte ardhur përgjigjja e presidentit të Ligës italiane, De Siervo, që i ishte drejtuar francezit duke thënë.
“Të ketë më shumë respekt për milionat që fiton", ka thënë ai.
I fundit që ka dhënë mendimin e tij ka qenë trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i cili është “rreshtuar” në anën e mesfushorit të Milanit.
“Rabiot ka të drejtë, ai lufton në çdo ndeshje. Paratë nuk justifikojnë çdo gjë. Është një djalë i mrekullueshëm", theksoi trajneri italian.
Milan-Como pritet të luhet në javën e parë të shkurtit 2026 në Perth të Australisë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.