Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është pritur në takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Në takim, siç njofton presidenca serbe është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
"Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bisedimet janë mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv
Vuçiq në takim raportohet të ketë thënë se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi që do të mundësonte stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Nga ana tjetër, Sarrazin theksoi se politika e zgjerimit dhe puna për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme gjermane në vitet e ardhshme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.