Nuk mund të ishte tjetër veçse Sarina Wiegman fituesja e çmimit për trajneren më të mirë femërore për sezonin 2024/25.
Trajnerja e kombëtares së Anglisë ka përsëritur suksesin e vitit 2022 në Europian, duke i dhuruar këtë verë "Tre luanëve", titullin e dytë kontinental në histori.
Për trajneren holandeze, ky është suksesi i tretë radhazi, pas fitimit të vitit 2017 me Kombëtaren e Holandës.
Përveç këtyre, Wiegman ka arritur edhe dy herë vendin e dytë në Kupën e Botës, duke drejtuar të dy kombëtaret e lartpërmendura.
Ky sukses e konfirmon Sarina Wiegman si një nga trajneret më të mëdha dhe më të respektuara në futbollin femëror ndërkombëtar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.