Xhiroja e dhjetë ishte nën hijen e derbit Prishtina-Penza, ku skuadra prishtinase, me fitoren 91:65, siguroi vendin e parë si kampion vjeshtor me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.
Vashat prishtinase ishin më të mira në derbi dhe stinorin vjeshtor.
Në derbi, më e mira ishte Sarah Mgbeike, me 25 pikë, 16 kërcime, tri asistime, tri vjedhje të topit dhe pesë bllokada.
Mgbeike ishte ndër lojtaret më të dalluara të kryeqytetasve në këtë edicion dhe nuk është hera e parë që shpallet MVP.
Ajo u ndihmua nga Aisia Robertson, me 21 pikë, tri kërcime, 11 asistime dhe gjashtë vjedhje të topit, si dhe kapitenia Arbnore Përquku me 15 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime dhe katër vjedhje të topit.
Bashkimi mundi Trepçën në udhëtim 66:79, ku u dallua Janelle Porter e Bashkimit, me 21 pikë, 12 kërcime, katër asistime dhe tri vjedhje të topit.
Kapitenia e Vëllaznimit, Rina Hoda, hyn në top 5, pasi ndihmoi skuadrën e saj të shënojë fitore ndaj Kastriotit në udhëtim 36:91, me 28 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tetë vjedhje të topit.
Top 5
Sarah Mgbeike (Prishtina) 25 pikë, 16 kërcime, 3 asistime
Aisia Robertson (Prishtina) 21 pikë, 3 kërcime, 11 asistime
Arbnore Përquku (Prishtina) 15 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime
Janelle Porter (Bashkimi) 21 pikë, 12 kërcime, 4 asistime
Rina Hoda (Vëllaznimi) 28 pikë, 5 kërcime, 6 asistime
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.