Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e COVID-19, ka paralajmëruar njëra nga krijueset e vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Profesoresha Dame Sarah Gilbert, duke mbajtur leksionin e 44-të të Richard Dimbleby, tha se duhej të kishte më shumë fonde për parapërgatitje ndaj pandemisë për të parandaluar humbjet.
Ajo gjithashtu paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron dhe se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa të dihet më shumë për të.
“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetri mund të jetë më i keq. Mund të jetë më ngjitës, ose më vdekjeprurës, ose të dyja”, tha ajo.
“Nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar dhe më pas të zbulojmë se humbjet e mëdha ekonomike që kemi pësuar, që nuk ka ende fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë”, shtoi ajo.
Duke folur për variantin Omicron, ajo tha se proteina e tij përmban mutacione të njohura për të rritur transmetueshmërinë e virusit.
“Por ka ndryshime shtesë që mund të nënkuptojnë se antitrupat e shkaktuar nga vaksinat ose nga infeksioni me variante të tjera, mund të jenë më pak efektive në parandalimin e infeksionit me Omicron”.
"Derisa të dimë më shumë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndërmarrim hapa për të ngadalësuar përhapjen e këtij varianti të ri."
Megjithatë, Dame Sarah tha se mbrojtja e reduktuar kundër infeksionit dhe sëmundjeve të lehta nuk do të thotë domosdoshmërisht mbrojtje e reduktuar kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Ajo gjithashtu bëri thirrje që përparimi i shpejtë i parë në dhënien e vaksinave dhe ilaçeve gjatë pandemisë të bëhet normë.
“Nuk kishte asnjë arsye pse një vaksinë universale e gripit të mos mund të zhvillohej për të fshirë kërcënimin nga gripi”, tha ajo.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.