Lajmet e fundit
Edicioni i dytë i spektaklit "Supernova" po fillon së shpejti.
Sara Kolami e ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova tha se edicioni i dytë zgjoi shumë interesim në mesin e aplikuesve duke zbuluar se në këtë vit përveç vajzave modele do të shtohen edhe djemtë.
"Ka patur sasi, shumë njerëz janë interesuar. Diçka që ne na ka bërë shumë shumë të lumtur sepse ne e dinim që do ketë një lloj interesi sepse sezoni i parë shkoi mirë por nuk e dinim që do ishte deri në këtë nivel. Besoj se ndihmoj shumë fakti që kemi shtuar një ekstra element që është elementi i çunave që ka ardhur për shkak se kemi na kanë ardhur shumë mesazhe, shumë email pse jo edhe ne çunat edhe ne edhe ne. Praktikisht kur ke aq shumë kërkesa duhet të krijosh hapësirë. Është një element shumë interesant. Është hera e parë që ndodh në një emision me modele të shtojnë edhe çunat zakonisht kur mendon për modele ke vetëm vajzat. Por, ky elementi besoj që do e bëjë gjithë gjënë më interesante dhe pse jo t'i japim shans edhe çunave", tha ajo.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: