Lajmet e fundit

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është plagosur aksidentalisht me armën e tij në fshatin Tërpezë të Vitisë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 10:30, kur një mashkull kosovar dyshohet se është plagosur në dorë pasi pistoleta i ka shkrepur aksidentalisht.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohet se janë përdorur në incident.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Fsh. Tërpezë, Viti 31.07.2026 - 10:30.
I dyshuari mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se të njëjtit i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor Spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa njësitet policore në shtëpinë e të dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, 3-fishekë dhe 1-gëzhojë, të cilat dyshohet se e ka përdorur i dyshuari.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.