AC Milan po përgatitet për afatin e janarit duke identifikuar sulmuesin brazilian 21-vjeçar, Giovane Santana që po shkëlqen me Hellas Veronan.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, “rossonerët” po e ndjekin nga afër paraqitjet e sulmuesit që ka kontratë me Veronën deri në vitin 2029. Santana ka impresionuar me lojën e tij dhe është futur gjithashtu në listën e dëshirave të Fiorentinës, gjë që e bën garën për të edhe më interesante, raporton Klankosova.tv.
AC Milan synon të forcojë vijën e sulmit me një lojtar të ri dhe premtues, dhe Giovane Santana shihet si profili ideal për të ardhmen në “San Siro”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.