Adam Sandler do të luajë në filmin e ri të vëllezërve Josh dhe Benny Safdie.
Netflix do ta prodhojë këtë film që do të jetë bashkëpunimi i dytë midis Sandlerit dhe Safdieve pas filmit të suksesshëm "Uncut Gems".
Detajet e syzhesë së filmit janë ende të fshehta, mirëpo disa burime i kanë thënë mediumit Deadline që ngjarja ka të bëjë me “koleksionimin e kartave të vlerës më të lartë”.
Spekulimet thonë që filmi mund të fillojë në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm.
Sandler, që njihet si komik dhe kryesisht për filmat e tij komikë, ka arritur ta dëshmojë veten edhe në dramë siç ishte së fundmi rasti me “Uncut Gems”.
https://www.youtube.com/watch?v=vTfJp2Ts9X8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.