Ish-basketbollisti i Bashkimit, Samadro Samuels po pretendon se nuk është paguar nga klubi prizrenas.
Samuels ishte prezantuar më 10 dhjetor në mënyrë madhështore nga Bashkimi, duke e quajtur “New Sheriff is coming in Town”.
Në njoftimin e klubit prizrenas, Samuel ishte konsideruar si lojtar me karrierë të dëshmuar në çdo ligë që kishte luajtur.
Por vet lojtari në fjalë para rreth një dite ka bërë një reagim, ku ka thënë se ka katër muaj që nuk është paguar nga ekipi nga Prizreni, transmeton Klankosova.tv.
“Dua ta falënderojë Bashkimin për mundësin që të luajë basketboll dhe ta përfundojë sezonin. Ky sezon ishte i mbushur me plot surpriza. Por surpriza më e madhe më erdhi me faktin se ju nuk ishit në gjendje të më paguani pagën për të cilën kishim rënë akord në kontratë. Janë bërë katër muaj dhe t’i numëroj është përnjëmend marre!”, ka shkruar Samuels.

Ndryshe, Bashkimi humbi nga Prishtina në çerekfinale të Play-Off-it. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.