Sampdoria në edicionin tjetër nuk do të garojë në ligën elitare italiane.
Kjo pasi nuk i ka siguruar pikët e nevojshme për të qëndruar në Serie A.
Ekipi në fjalë është në vendin e fundit të renditjes tabelare me vetëm 17 pikë.
Sot u mposht nga Udinese me rezultat 2:0.
Ky vit ishte goxha i mundimshëm për skuadrën gjenoveze.
Fillimi i edicionit ishte katastrofal, duke bërë që edhe të ndërroi trajnerët.
Së fundmi, skuadra udhëhiqet nga ish-lojtari i Interit, Dejan Stankoviq, por as ai si duket nuk bëri punë.
Sampdoria nuk do të jetë pjesë e Serie A, pas 12 vjetësh, transmeton Klankosova.tv/ Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.